وَبِكُفۡرِهِمۡ وَقَوۡلِهِمۡ عَلَىٰ مَرۡيَمَ بُهۡتَٰنًا عَظِيمٗا
الألبانية | Shqip
Në i përjashtuam prej Mëshirës për shkak të mohimit të tyre, por edhe për shkak të akuzës së tyre ndaj Merjemes për imoralitet, një gënjeshtër e madhe dhe shpifje e rëndë.
يَـٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ وَلَا تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ رَسُولُٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلۡقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرۡيَمَ وَرُوحٞ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُواْ ثَلَٰثَةٌۚ ٱنتَهُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ إِنَّمَاٱللَّهُ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٞۘ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
الألبانية | Shqip
Thuaju, o i Dërguar, të krishterëve, ndjekësve të Ungjillit: “Mos e kaloni kufirin, në lidhje me fenë tuaj! Mos thoni për Allahun, në lidhje me çështjen e Isait صلى اللهعليه وسلم, përveçse të vërtetën, e cila është se Mesihu ishte veçse një i Dërguar, të cilin Allahu e solli me të Vërtetën. Ai e krijoi Isain me Fjalën e Vet “Bëhu”, të cilën e Fryu tek Merjemja nëpërmjet Xhibrilit. Besojini Allahut dhe të gjithë të dërguarve të Tij pa bërë përjashtime mes tyre, e mos thoni zotat janë tre. Jepini fund kësaj shprehjeje të gënjeshtërt e të shëmtuar, për dobinë tuaj në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është Zoti, është Një e i Vetëm, që nuk ka as bashkëshorte dhe as fëmijë, pasi Ai është i Panevojë, Atij i përket pushteti i qiejve dhe pushteti i tokës, kështu që Atij i mjafton që të jetë Mbajtës dhe Drejtues i asaj që gjendet në qiej dhe në Tokë.
